Kohët e fundit, ish-konkurrentit të “Për’puthen” Albi Dhima iu publikuan disa foto ku ai ndodhej në krah të një vajze të panjohur, së bashku me Alvisën dhe Bashkimin.
Kjo ka ndodhur si pasojë e hack-erimit të “Instagram”-it të Alvisës dhe publikimit të gjithë bisedat e saj me konkurrentët e programit të dashurisë.
Së fundmi, mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe Alesja, vajza për të cilin ai u deklarua në emision.
Ajo tha se edhe pse ishte ajo e cila ishte gjykuar në marrëdhënien mes tyre, tashmë sipas saj, ka dalë e vërteta.
“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës që ai ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij, dy ditë para deklarimit. Unë nuk po akuzoj dikë po po them atë që kam parë, siç ai flet çdo gjë nëpër intervista gjëra të tjera dhe unë kam të drejtën time të them që ai djal ka qenë i lidhur këtu në emision ndërkohë që ka bërë deklarimin për mua dhe çdo gjë tjetër.”- u shpreh ajo, ndërkohë që pati reagime të shumta në studio nga konkurrentët./Kosovarja/
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell