Ministrja e Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi pas sulmit të ushtrisë ruse ndaj spitalit në Mariupol, në Ukrainë, duke shtuar se ka udhëzuar ekipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Xhaçka u shpreh se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.
“Të tmerruar nga sulmi rus në spitalin e Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar”, ka shtua Xhaçka./arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media