Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është sanksionuar nga qeveria britanike si pjesë e një goditjeje ndaj rusëve me pasuri në vend.
Kjo do të thotë se të gjitha asetet e Abramovich në Mbretërinë e Bashkuar janë ngrirë dhe ndërsa Chelsea mund të vazhdojë të operojë nën një licencë të veçantë, shitja e klubit është pezulluar.
Për më tepër, klubi nuk do të lejohet të shesë më bileta, që do të thotë se betëm mbajtësit aktualë të biletave sezonale mud të ndjekin ndeshjen për të ardhmen e parashikueshme.
Abramovich është një nga shtatë oligarkët e tjerë rusë të cilëve u vendosën sanksione nga qeveria britanike të enjten pas pushtimit rus të Ukrainës.
Javën e kaluar, pronari i Chelsat njoftoi planet për të shitur klubin pas pothuajse 20 vitesh, pronari, em disa të ardhura nga shitja që do t’u dhurohen “të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë”.
Megjithatë, sanksionet do të hyjnë në fuqi përpara se të bëhet shitja e klubit./Arbresh.info
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...
Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak
Haxhiu: Epopeja e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Ko...
Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për heroizmin...
Albin Kurti s’i flet Vjosa Osmanit në kuvend, Konjufca ia zg...
Osmani: Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndr...