Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 26 aktakuza kundër 37 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 5 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 1 person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 8 aktakuza kundër 13 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 2 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur 9 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë