Paris Saint-Germain mund të jetë pa shërbimet e ylli të tyre, Kylian Mbappe për ndeshjen kthyese të tyre ndaj Real Madrid të mërkurën mbrëma.
Skuadra e tij shkon në kryeqytetin spanjoll për ndeshjen e dytë të 16-të finales pasi ish-lojtari i Monacos shënoi golin e fitores në minutën e fundit ëpr të vendosur fatin e ndeshjes së parë.
Por si “RMC Sport” ashtu edhe “Le Parisien” raportojnë se Mbappe është në rrezik të humbasë ndeshjen e dytë vendimtare pasi pësoi një lëndim në stërvitje të hënën.
Gjatë seancës së mëngjesit, sulmuesi ka marrë një goditje të rëndë e cila ka shqetësuar menjëherë stafin mjekësor të klubit.
Ai do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar se sa serioze është çështja.
Në shtatë paraqitjet e tij ën Champions League këtë sezon, Mbappe ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër./Arbresh.info
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...