Deputetja, Ganimete Musliu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së tha se gratë në Kosovë përballen me barriera të shumta.
“Debati nuk duhet të shihet si mundësi për akuza në drejtim të burrave. Pabarazia nuk mund t’i atribuohet vetëm burrave”, deklaroi Musliu.
Sipas saj, debati duhet të identifikojë sfidat.
“Shoqëria jonë vazhdon të perceptohet si një vend me kulturë patriarkale. Ky perceptim nuk është I gabuar. Duhet të jemi të sinqertë me veten. Gratë përballen me barriera e ofendime në shumë fusha”, tha Musliu.
Këto komente ajo i bëri në seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës “Debat parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri”./arbresh.info/

Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë