Përderisa Ukraina po përballet me luftë nga agresioni rus, personazhe të ndryshme nga bota eartit kanë filluar humanitetin.
Një gjë të tillë, e ka bërë edhe modelja e famshme, Gigi Hadid e cila paratë që i fitoi gjatë “Muaji i Modës”, do t’ua dhurojë personave në Ukrainë.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Instagram”.
“Fakti që ’Muaji i Modës’ është planifikuar në një orar që dmth kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave të ndjeshme dhe traumatizuese të historisë. Ne nuk kemi asnjë ndikim por do të donim të ecnim ‘para diçkaje. Kjo është arsyeja pse unë e ndjek shembullin e mikut tim, Mica Arganaraz dhe premtoj që të ardhurat nga shfaqjet e mia do t’ua dhuroj njerëzve që po vuajnë nga lufta në Ukrainë dhe do të vazhdoj të mbështes ata që po e përjetojnë të njëjtën gjë si në Palestinë. Sytë dhe zemrat tona duhet të qëndrojnë të hapura ndaj çdo lloj padrejtësie. Që të gjithë ta shohim njëri-tjetrin si vëllezër e motra, përtej politikës, racës dhe fesë. Sepse në fund të fundit lufta paguhet me jetë të pafajshme, jo nga krerët. Qëndroni larg Ukrainës, qëndroni larg Palestinës. paqe. paqe. Paqe.”, ka shkruar modelja. /arbresh.info/

Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...