Transmetimet televizive dhe radio janë eliminuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse, sipas Administratës Rajonale.
Administrata Rajonale tha se “granatimet e përsëritura” të kullës televizive në Kharkiv kishin rrëzuar transmetimet televizive dhe radiofonike, raporton Cnn, përcjell arbresh.info.
“Zonat e ndërtesës ku banonin pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit të vetë kullave është ende duke u vlerësuar,” thuhet në deklaratën e Administratën Rajonale të Kharkivit.
Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje në aftësitë e saj të transmetimit. / arbresh.info/
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...