Netflix ka ndërprerë të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme nga Rusia, për shkak të pushtimit në Ukrainë.
Netflix, kishte në dispozicion katër seriale origjinale ruse, duke përfshirë një serial thriller krimi me regji nga Dasha Zhuk, i cili po xhirohej dhe është lënë në pritje, shkruan Variety.
Netflix kishte thënë se kompania po vlerësonte ndikimin e ngjarjeve aktuale.
The Walt Disney Company njoftoi se në mënyrë të ngjashme do të ndalojë të gjitha shfaqjet teatrale në Rusi, duke përfshirë “Turning Red” të Pixar, që do të jepet premierë në vend më 10 mars.
Disa orë pas njoftimit, Warner Bros ndaloi publikimin e “The Batman” në Rusi.
Gjithashtu edhe festivale të tjera të filmit kanë ndërprerë shfajet ruse.
Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se nuk do të mirëpresë asnjë delegacion rus ose pjesëmarrës me lidhje me qeverinë, ndërsa Festivali i Serive Mania dhe MipTV thanë se nuk do të ketë prani ruse në ngjarjet e tyre përkatëse, në përputhje me sanksionin e qeverisë franceze. kundër Rusisë.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X