Interi është vendosur të kontaktojë me agjentin e Paulo Dybala përpara se ai të fillojë bisedimet me Juventusin për një marrëveshje të re.
“Gazzetta dello Sport” pretendon se Beppe Marotta pritet të takohet me agjentin e Dybala-s në ditët në vijim dhe ky kontakt do të ndodhë përpara se agjenti i argjentinasit, Jorge Antun të ketë mundësinë të shohë Juventusin për të diskutuar kontratën e re.
Interi është gati të ofrojë një marrëveshje 5-vjeçare me 7.5 milionë euro, që mund të jetë më shumë se sa Juventusi i garanton atij.
Siç qëndrojnë gjërat, Juve nuk janë të gatshëm të shkojnë përtej 7 milionë euro për Dybalan në një marrëveshje tre-vjeçare. Pritet qe në takimin e së enjtes me Jorge Antun, “Zonja e Vjetër” të nisë negociatat vetëm për ato shifra.
Sa i përket Interit, ata aktualisht nuk mund të përballojnë të shkojnë aq lart sa oferta e parë e Juventusit, por nëse oferta e radhës e tyre është me e ulët, atëherë Interi do të mund të hyja në garë për La Joya. Marrëveshja e tetorit mes shoqëruesve të Dybala-s dhe Juventusit ishte 8 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse deri në vitin 2026./Arbresh.info
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë