Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi mori pjesë sot virtualisht në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare Evropiane në Kopenhagë, ku ka folur për sistemin shëndetësor në Kosovë, zhvillimin, planet dhe synimet e tij për vitet në vijim.
Ai tha se në agjendën e tij të punës dhe të avancimit të sistemit shëndetësor janë shtatë objektiva kryesore, e në mesin e tyre krijimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, Sigurimet Shëndetësore, krijimi i Qendrës së Traumës, Qendrave Ekselente të Kujdesit Shëndetësor etj.
Një çështje me rëndësi ministri Latifi në këtë konferencë potencoi edhe kthimin e “trurit” dhe bashkëpunimin e profesionistëve shëndetësorë shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë shprehur dëshirë për të ndihmuar përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor kosovar.
Në këtë konferencë u diskutua edhe për menaxhimin e urgjencave mjekësore dhe tematika të tjera nga shëndetësia, njofton Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.
Ndryshe, konferenca me temë “Mjekësia në Danimarkë flet SHQIP” u organizua nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë dhe aty morën pjesë përfaqësues diplomatikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore dhe të ftuar të tjerë specialë nga vende të ndryshme botërore./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...