Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës me bombë në një xhami shiite sot në qytetin Peshaëar, në veriperëndim të Pakistanit.
Gjatë sulmin të paktën 50 njerëz kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 200 janë plagosur, transmeton portal arbresh.info
Policia pakistaneze dhe stafi i spitalit raportuan sot se të paktën 56 persona u vranë në sulm dhe 194 u plagosën.
Dy sulmues vetëvrasës vranë oficerë policie dhe hynë në një xhami në Peshaëar dhe hodhën në erë veten në një sallë kryesore të mbushur me njerëz, citohet të ketë thënë zyrtari i policisë Harun Tahid nga dpa.
Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë pasi shumë të lënduar janë në gjendje kritike, tha Mohamed Asim, një zëdhënës i spitalit më të madh të qytetit Lady Reading, ku u dërguan shumica e viktimave.
Xhamia ndodhet në një lagje me popullsi të dendur shiite në qendër të qytetit, ndërsa viktimat janë kryesisht myslimanë shiitë./arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...