Aktori i njohur, Donald Veshaj mbetet një ndër ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme i cili ishte edhe finalist dhe doli i dyti në garën për 100 mijë euro, Donaldi ka treguar edhe talentin e tij si piktor.
Me rastin e festës së 28 nëntorit ai realizoi portretin e Ismail Qemailit, i cili u shit në ankand dhe paratë e fituara shkuan për bamirësi.

Ndërkohë, për nderë të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, Donaldi pikturoi portretin e Adem Jasharit, pikturë të cilën sot e ka dërguar pikërisht tek familja e heroit.
Përmes disa imazhe që ndau në Instagram, aktori bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon dhe gjithë familjen kanë vizituar Prekazin, ku edhe u takua me ish-kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin të cilit ia dorëzoi portretin e Adem Jasharit.“Bac u kry! Përjetësisht mirënjohës familjes Jashari”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, Bekim Jashari ka falënderuar Doanldin për vizitën, teksa u shpreh se piktura do të ruhet në muzeun e kompleksin “Adem Jashari”.

“Ne si familje falënderojmë Donaldin dhe gjithë familjen e tij që sot kanë ardhur për të na vizituar ne dhe këtë vend, kompleksin Adem Jashari dhe në veçantë një falënderim jashtëzakonisht i madh për këtë pikturë dhe portretin e komandantit legjendar që e ka bërë gjatë kohës kur ishte në izolim në Big Brother, të lumshin duart, nga sot e tutje portreti do të ketë vend në posaçëm në muzeun e përkohshëm të këtij kompleksi”, ka thënë Bekim Jashari.

“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...