Nënkryetari i bashkisë Sergei Orlov, u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa ta bëjë vendin një shkretëtirë dhe të vrasë shumë civilë, raporton BBC, transmeton arbresh.info.
Sergei Orlov tha për programin Today të BBC Radio 4,”Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal – është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombet më të mëdha evropiane”.
Tutje ai tha se udhëheqësit e NATO-s, nuk po e kuptojnë që Putini nuk do ndalet.
“Duket sikur [udhëheqësit e NATO-s] nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Zoti Putin ose të paktën të mbyllë qiellin tonë për të na mbrojtur nga kërcënimi nga qielli.”/arbresh.info/
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...
Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltar...
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...