Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka bërë thirrje për kujdes pas votimit “pro” të Serbisë kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas Muratit votimi i Serbisë mbrëmë për rezolutën e AP të OKB-së për të dënuar agresionin rus mbi Ukrainën kishte dy qëllime.
“E para për të bërë përpjekje që të paraqitet ‘konsistente’ në parimin e ruajtjes së parimit të integritetit dhe sovranitetit territorial dhe indirekt për të krahasuar agresionin rus mbi Ukrainën me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë”.
“Dhe e dyta të zbus zemërimin e Perëndimit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Në anën tjetër, Serbia vazhdon me këmbëngulësi në politikën e saj për të mos u bërë pjesë e sanksioneve kundër Rusisë, që vazhdon ta vendos në pozitë të palakmueshme sidomos me detyrimin që ka në kuadër të procesit të anëtarësimit të saj për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së”.
Ai thotë se Kosova dhe faktori shqiptar duhet me kujdes të shtuar të përcjellin veprimet e politikës serbe, por të mos obsesionohet me të e aq më pak të frikësohet prej saj.
“Ne duhet të shfrytëzojmë rastin që në funksion të paqes e stabilitetit në rajon por edhe zhvillimit tonë të brendshëm të forcojmë pozicionin tonë duke dinamizuar bashkëpunimin me aleatët perëndimor e duke koordinuar veprimet me faktorin shqiptar në rajon”.
“Është koha për një samit të liderëve shqiptarë të rajonit”, ka thënë tutje Murati.
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...