Rusia konfirmon se rreth 500 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë Ministria e Mbrojtës së shteti të Rusisë, sot ka dhënë shifrat e para të ushtarëve të tyre të vdekur, gjatë pushtimit të tyre në Ukrainë.
Mediat ruse kanë thënë se deri më tani kanë vdekur 498 ushtarë, ndërsa 1,597 janë të plagosur, përcjell arbresh.info.
Ndërsa mediat ukrainase, raportojnë një shifër ndryshe, ku pretendojnë se deri më tani ushtria ukrainase ka vrarë 5.840 trupa ushtarak rus.
Kievi ende nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa është numri i ushtarëve të tyre të humbur apo edhe të plagosur.
Televizioni i njohur, që është duke raportuar nga të dy shtetet BBC, ende nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur as pretendimet ruse apo ukrainase, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha. / arbresh.info/
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...