Përjashtimi apo pezullimi i përkohshëm i sporteve ruse po vazhdon, këtë radhë e ka rendin patinazhi.
Unioni Ndërkombëtar i patinazhit (ISU) pezulloi të martën patinatorët rusë dhe bjellorusë nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull, pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Këshilli ISU ripohon solidaritetin e tij të plotë me anëtarët e ISU-së në Ukrainë, Federatën Ukrainase të Patinazhit të Shpejtë dhe Federatën Ukrainase të patinazhit artistik. Këshilli i ISU do të vlerësojë mundësitë për ndihmë të shpejtë humanitare për anëtarët e tij ukrainas të ISU”.
Të njëjtat rregulla do të zbatohen për “zyrtarët e listuar në Komunikimet dhe/ose rregulloret përkatëse të ISU-së në Rusi dhe Bjellorusi”, thuhet në deklaratë.
Organi drejtues tha se pezullimi do të hyjë në fuqi të menjëhershme dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim tjetër. /arbresh.info/

Kurti takon Sekretaren për Punë të Jashtme e Mbretërisë së B...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...