Napoli ka shënuar fitore të madhe në çastet e fundit të ndeshjes ndaj Lazios me rezultat 1:2, në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Napolitanët me këtë fitore marrin primatin në renditjen tabelare të Serie A.
Insigne kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 62-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Pedro barazoi shifrat në minutën e 88-të dhe të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte pa fitues.
Por, ashtu nuk mendoi Fabian Ruiz që realizoi në minutën e 90+4 për një fitore të madhe të mysafirëve.
Me këtë triumf, Napoli tani ngjitet në vendin e parë me 57 pikë, aq sa ka edhe Milani, kurse Interi është i treti me dy pikë më pak, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Lazio mbetet i shtati me 43 pikë gjithsej, shtatë nga zona e Championsit.
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...