Tetë vende të tjera evropiane, ndërsa gjithsej 18, kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë për shkak të sulmit të armatosur të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas tre ditësh sulmesh ruse në Ukrainë, 10 vende njoftuan se kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore ndaj Rusisë. Përveç Ukrainës, të njëjtën gjë kanë bërë edhe Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovenia, Letonia, Lituania dhe Estonia.
Rusia më vonë mbylli hapësirën e saj ajrore ndaj vendeve si kundërpërgjigje.
Sot në mëngjes dhe gjatë ditës, tetë vende të tjera evropiane njoftuan se kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.
Ndalimi i fluturimit për avionët rusë gjatë ditës u vendos nga Finlanda, Austria, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Suedia, Italia dhe Holanda, duke e çuar në 18 numrin total të vendeve evropiane me hapësirë të mbyllur ajrore për Rusinë.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj