Qeveria e Ukrainës është duke e inkuadruar rezistencën e vendit ndaj Rusisë si një luftë për të siguruar të ardhmen e Europës.
Në një postim të gjatë në Facebook, Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov lavdëroi ushtarët, policët, stafin mjekësor dhe gjithashtu civilët që kanë marrë armët, transmeton portal arbresh.info
“Hidhni një sy përreth. Shumë e kanë mposhtur më në fund frikën dhe kanë guxuar të sfidojnë Kremlinin,” shkroi Reznikov.
“Ku janë të gjithë ata që premtuan se do të pushtonin Kievin brenda dy orësh? Unë nuk mund t’i shoh ata”, shtoi ai.
Megjithatë, ai ka shtuar se sfidat mbeten, njerëzit nga e gjitha bota po shohin atë që po ndodhë dhe se “ndihma që ishte e pamundur tre ditë më parë tani është në rrugë”.
“Pa këtë ushtri dhe pa popullin tonë, Europa nuk do të jetë kurrë e sigurtë. Pa ne Europa thjesht nuk do të ekzistojë”, shtoi ai./arbresh.info/
Haxhiu për presidentin: Vendit nuk i duhet zgjedhjet e jasht...
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend