Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka folur para mediave duke i bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestë para ambasadës ruse ditën e nesërme në orën 17:00.
Shkurov i bëri thirrje diplomatëve rus të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën. Ndonëse Ukraina është e pajisur me armë, thotë se kanë sërish nevoja.
Ndërsa për nxjerrjen e Rusisë nga Swift, Shkurov tha ka ndryshim të qëndrimit për vendet që ishin kundër.
“Njerëzit në Ukrainë po pajisen masivisht me armë. Ju jeni vetë dëshmitar se si popujt e vendeve të ndryshme po mbështesin Ukrainën. Nëse deri dje, shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Swift, sapo presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot, 198 persona kanë humbur jetën, mes tyre 3 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 200 ushtarë janë të plagosur, 3 mijë e 500 ushtarë janë të vrarë. U bëj thirrje diplomatëve rus të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën. Ukraina është e pajisur me armë por ekziston nevoja për ndihmë suplementare. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis. Nesër në orën 17:00 do të mbahet protestë para ambasadës ruse”, tha Shkurov.
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit