
Smoke and flames rise over during the shelling near Kyiv, as Russia continues its invasion of Ukraine February 26, 2022. REUTERS/Gleb Garanich
Me afrimin e mëngjesit, ka raportime për luftime intensive në Kiev. Sipas një postimi në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, “betejat e rënda po vazhdojnë” në zonën e Vasylkiv të qytetit. Dhe se “lufta aktive” po zhvillohet tashmë në rrugët e kryeqytetit raporton “BBC”.
Qeveria e Kievit gjithashtu konfirmoi luftimet në një deklaratë më herët dhe paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore dhe të mos i’u afrohen dritareve apo ballkoneve.
Raportet e gazetarëve me bazë në Kiev në mediat sociale sugjerojnë gjithashtu se luftimet kanë shpërthyer me të vërtetë në rrugë. Shumë po përshkruajnë shpërthime të forta dhe të shtëna me armë zjarri shumë më afër qendrës së qytetit.
Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës shtuan se trupat e saj kishin rrëzuar një numër “objektivash armike” ruse gjatë ditës dhe gjithashtu kishin ndaluar trupat ruse të merrnin ndonjë nga qytetet e Ukrainës./abcnews/
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...