Ky është momenti kur gazetarja ukrainase e BBC-së mbetet pa fjalë, pasi në transmetim live e kupton nga pamjet e kamerave se shtëpia e ëmës së saj në Kiev është shkatërruar nga bombardimet ruse.
Videoja që është shikuar nga qindra mijëra njerëz, shfaq gazetaren Olga Malchevksa duke folur për situatën në Ukrainë me kolegen e saj në studiot BBC World News, Karin Giannone, transmeton Telegrafi.
Dyshja po flisnin për luftimet në afërsi të Kievit, kur Malchevska thotë se ka pranuar një mesazh nga e ëma që jeton në kryeqytetin ukrainas.

Ajo gjithashtu zbuloi se shtëpia ku jetonte është bërë rrafsh me tokë nga bombat ruse – e që tani është detyruar të qëndrojë në një strehimore.
“Ajo është ndërtesa për të cilën kemi folur dhe që tani është shkatërruar. Po, kur jam ftuar në studio, nuk e kam imagjinuar se do të jem dëshmitare e këtyre pamjeve – që shtëpia ime është bombarduar”, tha ajo.
Kurti: Sektoret e shërbimeve të TIK po rriten së shpejtë në ...
Rënie e lehtë e çmimit të naftës, 1.76 euro për një litër so...
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media