Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka deklaruar se është e pamundur që “bianconerët” të fitojnë Scudetton këtë sezon.
Allegri nuk e sheh skuadrën e tij pretendentë për titull, duke thënë se është e pamundur ta fitosh Scudetton.
“Ne po luftojmë në të gjitha frontet, edhe nëse Scudetto është e vështirë. Në fakt e pamundur”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.
“Jemi jashtë garës për titull, mendoj se do të mjaftojnë 85 pikë për të fituar titullin dhe nuk mund ta arrijmë atë. Kemi një gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës dhe Ligën e Kampionëve kundër Villarealit”.
“Për momentin, është një sezon i mirë. Të shohim se cilët trofe mund të ngremë, nuk është e lehtë të fitosh çdo vit”.
“Gjëja e rëndësishme është të përmirësohemi, por ne duhet të bëjmë më shumë në disa situata. Ne duhet të jemi më të mirë kur kemi topin”.
“Një ditë tjetër në Ligën e Kampionëve, ne e menaxhuam topin mirë në disa situata, por disa herë të tjera, duhej të kishim më shumë kontroll, sidomos kur kundërshtarët nuk bënin presion shumë”, përfundoi trajneri italiani.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...