Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, në konferencën e hershme për media iu drejtua popullit të tij duke thënë se vendi i tij është lënë i vetëm për të luftuar Rusinë pasi Kremlini nisi një pushtim në shkallë të gjerë që vrau më shumë se 130 ukrainas në ditën e parë, raporton the guardian.
“Ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë. Kush është gati të luftojë përkrah nesh? nuk shoh njeri. Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO? Të gjithë kanë frikë”, tha ai, transmeton arbresh.info.
Zelenskiy tha se 137 ukrainas, si personel ushtarak dhe civil, ishin vrarë që nga fillimi i sulmit të enjten dhe 316 të tjerë ishin plagosur.
“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit. Unë po qëndroj në lagjen e qeverisë bashkë me të tjerët”, deklaroi Zelenskiy./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës