Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se në këto kushte të vështira, Ambasada po mundohet t’u shërbejë qytetarëve që nuk janë larguar nga Ukraina dhe do të jetë edhe më e vështirë për shkak të situatës ushtarake.
Ai nuk saktësoi nëse Maqedonia do të dërgojë trupa nëse aktivizohet neni 5, gjegjësisht nëse Rusia përparon në territorin e ndonjë prej vendeve anëtare.
“Ambasadori ynë është aty me ekipin dhe pasi janë aktivizuar alarmet e goditjes ajrore, i kam udhëzuar që të largohen nga vendi dhe të shkojnë në vendet fqinje. Ai aktualisht është i fshehur”, ka thënë Osmani.
Në qytetet e tjera ka disa qytetarë dhe tani është më e vështirë sepse nuk ka fluturime komerciale./24analiza/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...