Sekretar i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg sot gjatë konferencës për shtyp ka bërë të ditur se NATO nuk ka trupa brenda Ukrainës dhe nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë.
“Nuk ka trupa luftarake të NATO-s, nuk ka fare trupa të NATO-s brenda Ukrainës. Ne e kemi bërë të qartë se nuk kemi asnjë plan dhe synim për të vendosur trupa të NATO-s në Ukrainë,” raporton Reuters, transmeton arbresh.info.
“Ajo që kemi bërë të qartë është se tashmë jemi rritur dhe po rrisim praninë e trupave të NATO-s në pjesën lindore të aleancës në territorin e NATO-s, ka shtuar Stoltenberg.
Kujtojmë që Ukraina është një partner i fuqishëm i aleancës perëndimore të mbrojtës, por nuk është edhe anëtare e NATO-së. / arbresh.info/
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...