Sipas mediumit amerikan “New York Post”, futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është detyruar ta vë në shitje një apartament që e posedonte nga “Trump Tower” në New York që nga viti 2015.
Një shtëpi luksoze prej 240 metrash katrorë.
CR7 e kishte blerë atë për afro 16 milionë euro, por ishte detyruar ta shiste në vitin 2019.
Përfaqësuesit e sulmuesit portugez i kanë bërë atij presion të madh derisa Ronaldo u lirua nga investimi i lidhur me emrin kontrovers të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shfaqja e pandemisë COVID-19 më pas e ka përkeqësuar situatën: Cristiano e ka reduktuar dukshëm çmimin dhe duket se më në fund ka arritur ta shesë pronën e tij për afro 6,3 milionë euro.
Me këtë rast, i bie që pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka humbur afro 10 milionë euro.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten