Rusia ka thënë se vendimi i saj nëse do të dërgojë forca në Donbas do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata.
Qëllimi kryesor është të shpëtohen jetë dhe të sigurohet siguria e popullsisë, tha Kremlini, raporton sky neës, transmeton portal arbresh.info
Kremlini ka akuzuar Ukrainën për “provokim të vazhdueshëm” në rajon, ku separatistët pro-rusë kanë luftuar forcat qeveritare ukrainase.
Një zëdhënës i Kremlinit tha gjithashtu, se ata nuk kanë informacion nëse forcat ruse kanë hyrë në Donbas, duke bërë analistët ndërkombëtarë të ngrenë vetullat rreth reagimit ndaj situatës së krijuar.
Megjithatë, ata theksuan se Rusia është e hapur ndaj diplomacisë dhe ka interes për këtë.
Të pyetur për mundësinë e bisedimeve ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joe Biden, ata thanë se Rusia “është e hapur për të gjitha kontaktet”. /arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër