Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë administruar 195 vaksina anti-COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 516.
813 mijë e 185 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Ndërsa, 96 mijë e 11 persona kanë marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës. Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...