Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
“Prokuroria njofton se, më 19 shkurt 2022, për gjatë rrugës Kijevë, Komuna e Malishevës, drejtimi autostradë Prishtinë, duke vepruar nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, rrezikon jetën e njerëzve dhe shkakton aksident trafiku me pasoja fatale, vdekjen e viktimës I. K”, thuhet në njoftimin për media.
Prokuroria më tej bënë të ditur se përderisa i pandehuri ishte e duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësinë rrethanave dhe kushteve të rrugës, me pjesën e parme ballore të anës së djathtë e godet viktimën i cili ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës, me ç’ rast viktima nga goditja e marrë bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.U., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 shkurt 2022. /arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...