Bashkimi Evropian mbështet përpjekjen e fundit për të organizuar bisedime të mëtejshme midis Uashingtonit dhe Moskës për të gjetur një zgjidhje diplomatike pas një ngritjeje ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Sipas Reuters, Borrell i bëri komentet në Bruksel përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën.
“Takimet e samiteve, në nivel liderësh, në nivel ministrash, çfarëdo formati, çfarëdo mënyre të bisedosh dhe të ulesh në tryezë dhe të përpiqesh të shmangësh një luftë, nevojiten shumë. Ne do të mbështesim çdo gjë që mund t’i bëjë bisedat diplomatike mënyrën më të mirë, mënyrën e vetme për të kërkuar një zgjidhje për krizën.”
Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron, ftoi Vladimir Putin dhe Joe Biden për të marrë pjesë në një samit që synon de-përshkallëzimin e krizës në Ukrainë, dhe liderët kanë rënë dakord në parim, njoftoi zyra e Macron, mes paralajmërimeve të mëtejshme të SHBA se lufta është e afërt./arbresh.info/
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...