Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u administruan 579 vaksina Anti-COVID.
Sipas njoftimit, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 323.
813 mijë e 99 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa 95 mijë e 935 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës. Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...