NATO ka ndryshuar pozitën e stafit të saj në Ukrainë nga kryeqyteti i Kyiv për në perëndim të vendit, më saktë Lviv, por po ashtu edhe në Bruksel.
Për arsye të sigurisë NATO ka vendosur që ta ndryshoj vendin e stafit të saj, duke e dërguar atë në një pozitë më të sigurt.
“Siguria e personelit tonë është parësore, për këtë arsye stafi është rivendosur në Lviv dhe Bruksel. Zyret e NATO-së do të vazhdojnë të jenë operative”, ka deklaruar zyrtari i NATO-së për Reuters, pa dhënë ndonjë detaj shtesë rreth numërit të stafit që është rivendosur.
Lviv gjendet thellë në perëndim të Ukrainës./arbresh.info/
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...