Ambasada e Britanisë së Madhe nëpërmjet një deklarate të ambasadorit Alastair King-Smith thotë se fushata për zgjedhjet e 6 Marsit është një mundësi për partitë dhe kandidatë që të parashtrojnë programe të qarta politike që u nevojiten qytetarëve
King-Smith shprehet se qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime.
“Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor. Qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë. Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë ne zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, shprehet King-Smith. /klan.al/
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...