Ish-trajneri i Arsenalit, Steve Burtenshaw ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Burtenshaw ishte një ish-trajner dhe skaut i “Topçinjve” dhe gjithashtu ishte shef i shtabit teknik edhe te Evertoni, raporton Sun.
Ai kaloi dy muaj si menaxher i përkohshëm edhe në Arsenal pasi Don Howe dha dorëheqjen në 1986.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe klubi londinez, Arsenal të cilët janë shprehur të pikëlluar me vdekjen e ish-trajnerit të tyre.
Llogaria zyrtare e Arsenalit në “Twitter” shkroi: “Të gjithë në klub janë thellësisht të pikëlluar kur kanë dëgjuar për vdekjen e ish-trajnerit dhe skautit tonë, Steve Burtenshaw.

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...