Ish-fubollisti i shumë skuadrave të njohura kosovare Liridon Leci e ka nisur karrierën si trajner. Ai do të jetë pjesë e shtabit teknik të Flamurtarit.
Një gjë të tillë për Kanal10 e ka konfirmuar vet Leci si dhe kryetrajneri Megzon Visoka.
“Kemi arritur marrëveshjen parimisht me Lecin, i cili tani e tutje do të jetë pjesë e ekipit tim te Flamurtari”, ka thënë Visoka.
“Falenderoj trajnerin dhe klubin për besimin. Do të mundohem të jap ndihmën time në klub që së bashku ti arriijmë objektivat tona”, është shprehur Leci.
Leci më parë ka qenë pjesë edhe e kombëtarës së Kosovës si dhe të Shqipërisë.
Karrierë si futbollist 37 vjeçari ka bërë edhe në Kategorinë Superiore të Shqipërisë si dhe në kampionatin suedez.
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit