Kosova dje ka shënuar 14 vjetorin e Pavarësisë datë kjo që u shënua me shumë aktivitete nga krerët shtetërorë e më gjerë.
Pas 14 vitesh pavarësi, Kosovën e kanë njohur 117 shtete, me të fundit njohje nga Izraeli.
Afganistani, Britania e Madhe, ShBA-të , Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam e njohën Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik ende pa i mbushur 24 orë si shtet.
Megjithatë, janë edhe 79 shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, mes tyre pesë shtete anëtare të BE-së, si dhe dy shtete me ndikim në botë, Kina dhe Rusia.
Ekzekutivi kosovar ka premtuar lobim për njohje të reja, ndërkohë që një marrëveshje finale me Serbinë dhe njohja nga ky shtet fqinj konsiderohet si çelës për njohje nga shtetet anëtare të BE-së, Kina, Rusia dhe nga shtete tjera./arbresh.info/
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...