Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se të enjten nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit, për shkak të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin e MSh-së është bërë e ditur se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 do të hapen sërish të premten.
“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë”, ka bërë të ditur MSh-ja./arbresh.info/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë