Kosova më 27 Shkurt do të përballet me Norvegjinë në ‘Minatori’ të Mitrovicës. Takimi që zhvillohet nga ora 19:00, është në kuadër të rrethit të parë të parakulifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.
Në sfidën e parë mes tyre fitoi Norvegjia me shifrat 86:77 dhe Dardanët duhet të fitojnë me dhjetë pikë dallim, në mënyrë që të jenë më të mirë në ndeshjet direkte, përcjell arbresh.info.
Ndërkohë, Kosova arriti një fitore të madhe, duke mundur Danimarkën me shifrat 78:33.
Në Grupin C, fillimisht më 24 Shkurt, do të zhvillohet dueli mes Danimarkës dhe Norvegjisë, ndërsa më 27 Shkurt zhvillohet përballja Kosova-Norvegjia.
Më 30 Qershor zhvillohet sfida mes Danimarkës dhe Kosovës, kurse më 3 Korrik dueli i fundit në grup ndërmjet Norvegjisë dhe Danimarkës.
Momentalisht, Norvegjia ka një fitore, Kosova një fitore dhe një humbje, si dhe Danimarka një humbje.
Vendi i parë kualifikohet në rrethin e ardhshëm, si vendi i dytë më i mirë nga tri grupet.
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...