Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, kanë pritur në takim sopranon mitrovicase me karrierë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi.
Kryetari Hamza pasi i uroji mirëseardhje artistes sonë u shpreh se arti dhe kultura janë një instrument i fuqishëm për promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare dhe ndihet jashtëzakonisht krenar më të arriturat e sopranos Elbenita Kajtazi e cila i ka dhënë madhështi skenës se operës në cilëndo shfaqje ku ajo ka performuar.
“Ndihem shumë i nderuar me vizitën tuaj, suksesi juaj dhe i të rinjve tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, andaj edhe ne si institucione do të bëjmë çmos që të përkrahim kulturën dhe talentet e rinj që ti pushtojnë skenat e mëdha botërore”, shtoj kryetari Hamza.
Ndërsa, sopranoja Elbenita Kajtazi, ka theksuar së ka qenë ëndërr e saj që ta përfaqësoj vendin në skenat ndërkombëtare të operës, andaj akoma më shumë do të bëjë përpjekje që të promovohen artistët dhe vlerat kulturore të Kosovës. /arbresh.info/

PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn