Barcelona dëshiron që gjatë verës t’i bëjë disa transferime në fazën defanzive.
Skuadra nuk ka qenë stabile në këtë pjesë dhe natyrisht se do të tentojnë me ngulm të sjellin lojtarë cilësor.
Sipas asaj që raporton Fichajes, Blaugranasit po projektojnë transferimin e Stefan de Vrij nga Interi.
Lojtari është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me Interit, por kështu janë edhe këta të fundit.
Klubi katalunas e di kontributin që mund të jap De Vrij, pasi ka disa sezone që tashmë po shfaq formë të mirë.
Bisedimet për kontratë mes holandezit dhe Interit janë ndaluar, andaj këta të fundit preferojnë që ta shesin se sa ta humbin si të lirë.
Barcelona do të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij, shumë kjo që mund të bind kampionin e Serie A që ta shesë atë. /Telegrafi/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre