Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.707 teste, ndërsa janë regjistruar 465 raste të reja me coronavirus.
Nga rastet e reja 92 janë riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.880 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 20 viktima nga coronavirusi. 6 persona të vdekur nga Shkupi (70, 71, 75, 80, 83 dhe 95), dy të vdekur nga Koçani (60 dhe 75), Negotina (78 dhe 88), Prilepi (72 dhe 77) dhe nga një i vdekur nga Velesi (78), Kërçovë (66), Kumanovë (83), Ohër (93), Sveti Nikollë (80), Strugë (80), Strumicë (76) dhe Shtip (68).
Në regjistrin “Moj Termin” është paraqitur edhe një viktimë nga coronavirusi nga Resnja (72).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 287.481, numri i të shëruarve është 269.014, numri i të vdekurve është 8.768, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.699.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar