Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 23.09.2021, rreth orës 12:55 në rrugën ‘’Enver Hadri’’ në Prizren, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar, posedon të njejtën me qëllim që më pas ta vë në qarkullim si të vërtetë, në atë mënyrë që hyn në një lokal pronar i të cilit është H.M., nga Prizreni, merr një pako të cigareve ‘’Marlboro’’ dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 € (njëqind euro) dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete.
Po ashtu, me datë 18.09.2021, rreth orës 08:20 në Prizren, i pandehuri A.K., hyn në një market – pronar i të cilit është N.M., nga Prizreni, merr dy pako të cigareve dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 € (njëqind euro) dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete.
Në të dyja rastet, është vërtetuar se kartëmonedhat janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 17.11.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë.
Me këto veprime, i pandehuri A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./arbresh.info/
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...