Mesfushori i Aston Villas, Emi Buendia thotë se nuk e ka menduar kurrë të dorëzohet pasi nuk ia doli me Real Madridin.
25-vjeçari u largua nga akademia e Real Madridit përpara se të kalonte në Getafe dhe Cultural Leonesa, por ndërsa kishte dyshime se ku po shkonte karriera e tij, ai nuk u dorëzua kurrë.
“Jo, Emi, 12 mijë kilometra, i la të gjithë për ta bërë realitet këtë ëndërr. Nuk mund të ndalem këtu. Unë luftoj”, tha Buendia për Sunday Times.
Buendia aktualisht po e do jetën te Aston Villa pas lëvizjes së tij prej 34 milionë funtesh nga Norëich City, por gjërat nuk ishin të lehtë që në fillim.
“Kam pasur një vështirësi në fillim. Ishte e vështirë për mua, jo për sa i përket vendosjes me klubin – sepse të gjithë më ndihmuan shumë – por të ndihesha rehat në fushë”, tha ai.
“Kur mbërrita këtu, fola shumë me Ollie Watkins dhe më pas me Danny Ings kur ai erdhi, për t’u njohur me lojërat e njër-tjetrit. Mendoj se në çdo ndeshje ne po bëhemi më të sigurt”, përfundoi mesfushori./Arbresh.info
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...