Votuesit zviceranë kanë mbështetur një ndalim të reklamimit të duhanit kudo që të rinjtë mund ta shohin atë.
Në fakt, vota Po në referendumin mbarëkombëtar do të çojë në një ndalim të plotë të reklamimit, shkruajnë mediat e huaja.
Masa do ta sjellë Zvicrën në përputhje me fqinjët e saj evropianë, shumica e të cilëve miratuan rregulla strikte për reklamimin e duhanit vite më parë.
Pavarësisht imazhit të saj të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, Zvicra ka rregullat më të dobëta për duhanin në Evropë.
Shumë kohë pasi pirja e duhanit në bare dhe restorante u shpall e jashtëligjshme në Britaninë e Madhe, Francë ose Gjermani, zviceranët vazhdonin me “tymosje”.
Duke përshëndetur rezultatin e së dielës, anëtarja socialdemokrate e parlamentit Flavia Wasserfallen falënderoi shoqatat e mjekëve dhe mësuesve që bënë fushatë për ndalimin.
“Njerëzit punuan shumë për një politikë që i vendos të rinjtë në qendër”, tha ajo për televizionin zviceran.
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?