Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 persona. Tragjedia ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit, menjëherë sapo kaloi pikën pagesore.
Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi.
Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskarcë, në ora 17:30 do të ketë tubim tek parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkë ndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre.
13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17:00, për arsye ende të paqarta, autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë, ku 16 persona humbën jetën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës