Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden i ka kërkuar homologut serb, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 Shkurtin – Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë.
“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiqit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim,”
Sipas amerikanit, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”./klankosova/
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...