Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 72:78 (23:14, 14:24, 25:21, 10:18), për tu kualifikuar në finale të Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.
Therandasit e nisën ndeshjen me një epërsi 10:5 dhe kishte epërsi konstante në çerekun e parë që e fitoi 23:14. Megjithatë, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 32:32, e më pas edhe duke kaluar në epërsi 32:35, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 37:39.
Kampionët e Kosovës e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, për të kaluar sërish në epërsi 44:39, dhe gjatë gjithë periodës së tretë u zhvillua një lojë shumë interesante, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin në parket, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:60, duke e bërë sfidën shumë interesante. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante dhe dramatike. Sfida ishte e barabartë deri në sekondat e fundit të përballjes, ku Tmusiq nuk shënon për tri pikë dhe këtë e shfrytëzuan prizrenasit që triumfuan me rezultat 72:78, për tu kualifikuar në finale, ku do të përballet me Trepçën, sfidë që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës.
Te Bashkimi u dallua Erjon Kastrati me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan John Florevus me 17 pikë e 12 kërcime, Valon Bunjaku me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Alban Veseli me 12 pikë e gjashtë kërcime./Arbresh.info


Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...