Shteti i Gjermanisë përfundimisht njeh patent shoferin e Republikës së Kosovës.
Punimet e Bundestratit po i përcjell nga afër edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ku edhe ka konfimruar përmesë një shkrimi në facebook.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Ajeti./arbresh.info/

Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...